Ronaldo vs. Immobile: Garë e jashtëzakonshme për golashënuesin më të mirë në Itali

Ronaldo vs. Immobile: Garë e jashtëzakonshme për golashënuesin më të mirë në Itali

Për herë të parë që nga sezoni 1950/1951 është arritur shifra prej 30 golash në Serie A nga dy futbollistë, ndërsa kampionati akoma nuk ka përfunduar. Për më shumë, këtë numër të golave e kanë shënuar dy futbollistë. Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile janë në garë të drejtpërdrejtë për golashënuesin më të mirë të edicionin […]

Për më shumë, këtë numër të golave e kanë shënuar dy futbollistë. Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile janë në garë të drejtpërdrejtë për golashënuesin më të mirë të edicionin 2019/2020 në kampionatin italian, ndërsa fituesi do ta rrëmbejë çmimin e njohur si Capocannoniere.

Në fitoren e Juventusit (2-1) ndaj Lazios, superylli portugez i shënoi dy gola – fillimisht duke e barazuar rivalin e tij dhe pastaj duke e tejkaluar. Mirëpo, sulmuesi italian shënoi nga penalltia gjatë asaj sfide dhe sërish u barazua me CR7 në listën e golashënuesve më të mirë, me nga 30 gola. Njëherësh, të dy këta futbollistë i kanë shënuar nga 12 njëmbëdhjetëmetërsha këtë sezon.

Hera e parë dhe e vetme kur dy lojtarë kishin shënuar më shumë se 30 gola brenda një sezoni në Serie A, kishte ndodhur në edicionin 1950/1951, kur Gunnar Nordahl (Milan) dhe Istvan Nyers (Inter) i kishin prekur këto shifra.

Ronaldo dhe Immobile mund ta sfidojnë edhe rekordin golashënues të kampionatit italian prej 36 golash (që mbahet nga Gonzalo Higuain, i cili në sezonin 2015/2016 i kishte shënuar me Napolin).

Po ashtu, të dy këta lojtarë janë në konkurrencë edhe për Këpucën e Artë evropiane, pasi kanë vetëm katër gola më pak se lideri Robert Lewandowski, ndërsa në Serie A janë edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova