Reagon Prishtina pasi Dua Lipa pozoi me fanellën e klubit

Klubit i futsallit, FC Prishtina ka shprehur krenarinë për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Këngëtarja prishtinase është ndër më të njohurat në botën e muzikës në gjithë globin. Ndonëse jeton dhe vepron në Britani të Madhe, Dua Lipa nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj. Madje, klubi prishtinas, FC Prishtina, tani ka publikuar […]
Këngëtarja prishtinase është ndër më të njohurat në botën e muzikës në gjithë globin.
Ndonëse jeton dhe vepron në Britani të Madhe, Dua Lipa nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.
Madje, klubi prishtinas, FC Prishtina, tani ka publikuar një foto të saj me fanellën e kryeqytetasve.
“Dua Lipa nga Prishtina arriti të jetë e pëlqyer dhe e dëgjuar në të gjithë botën me muzikën që ajo e kultivon”, shkruan FC Prishtina në “Facebook”.
“Ne si klub jemi shumë të priviliegjuar që fanela e klubit tonë është tani më në duart e saj”, shkruan më tej klubi i futsallit. /












