Reagon futbollisti kosovar pas deklaratës ‘Beogradi është shtëpia ime’ – sqarohet e vërteta

Reagon futbollisti kosovar pas deklaratës ‘Beogradi është shtëpia ime’ – sqarohet e vërteta

As fajtor e as borxhli, përfundon bujshëm në media me një arsye për lajm, që realisht duke parë natyrën e profesionit do të duhej te lidhej me fushën e blertë. Është ky Suad Sahiti, futbollisti shqiptarë nga Kosova që luan me Wisła Płock në elitën e futbollit në Poloni. Një intervistë e tij me një […]

As fajtor e as borxhli, përfundon bujshëm në media me një arsye për lajm, që realisht duke parë natyrën e profesionit do të duhej te lidhej me fushën e blertë. Është ky Suad Sahiti, futbollisti shqiptarë nga Kosova që luan me Wisła Płock në elitën e futbollit në Poloni.

Një intervistë e tij me një gazetarë që mbase edhe nuk do të ketë njohur mirë gjuhën me të cilën ka komunikuar (serbo/kroate e kombinuar), është keqpërdorur skajshmërisht duke nxjerr nga konteksti prononcimin e futbollistit, duke ia veshur deklaratën e pathënë se “Beogradi është shtëpia ime”

Nëse keqpërdorimi nga mediat serbe edhe mund të pritej duke njohur mënyrën e tyre të funksionimit, fatkeqësisht në ‘grackë’ kanë rënë edhe media të caktuara shqiptare që pa kërkuar prononcimin e lojtarit kanë publikuar lajmin sipas ‘modelit’ të serbëve. Kjo ka shtyrë lojtarin të reagojë në profilet e tij në rrjetet sociale, duke përgënjeshtruar pretendimet e serbëve.



“Të dashur qytetarë, në një intervistë që kam dhënë për një medium, shkrimi është me tendencë dhe i nxjerrë nga konteksti. Jam i lindur e i rritur në Beograd, por shtëpia ime është Prishtina dhe gjithë Kosova. Sporti dhe politika bashkë nuk shkojnë, mund të thuhet e shkruhet gjithçka, por asgjë nuk mund ta ndryshojë krenarinë time për familjen dhe prejardhjen time. Unë jam kosovar dhe me krenari kam veshur fanellën e kombëtares së Kosovës. Ëndrra ime është ta shoh Kosovën në Kampionatin Evropian!”,
 thuhet në postimin e Suad Sahitit në rrjetet sociale, deri sa i pyetur për çka në fakt bëhet fjalë reprezentuesi i Kosovës sqaron situatën.

 “Më vjen keq që ky prononcim u keqpërdor dhe mori kaq bujë. Fatkeqësisht edhe media shqiptare e kanë përcjellë këtë lajm të huazuar nga mediat serbe, bile pa më kontaktuar fare nëse ka të vërtetë në atë intervistë. Si duket gazetari që realizoi intervistën ka ngatëruar të dhënat se kam lindur në Beograd dhe kam familjarë atje, por se shtëpia ime është Kosova dhe Prishtina. Unë jam i hapur gjithmonë për mediat, posaçërisht ato shqiptare dhe do isha i lumtur për këtë rast të më kishin kontaktuar për të shmangur publikimin e të pavërtetave që ju pëlqejnë atyre që më sa paku na duan”, tha Sahiti.

Ndryshe Suad Sahiti po zhvillon sezonin e dytë me Wisła Płock në Poloni, në të kaluarën ka luajtur edhe me Septemvri Sofia në Bullgari, AE Larrissa në Greqi, Skënderbeun në Shqipëri dhe Rabotniçkin në Maqedoni të Veriut, ndërsa për përfaqësuesen A të Kosovës regjistron një paraqitje në miqësoren e fituar 4:3 përballë Letonisë në vitin 2017.

.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova