Pushimi më i shkurtë i të gjitha kohëve: Ja pse do të ketë vetëm tetë ditë pushim mes sezoneve në Angli

Pandemia koronavirus ka ndikuar shumë në rrjedhën e kampionateve si dhe datat e nisjes dhe mbarimit të sezoneve nëpër Evropë. Ka shumë gjasë që të ketë pushim shtatë javor pas përfundimit të këtij sezoni në Premier League dhe fillimit të të riut, por vetëm tetë ditë nuk do të kemi ndeshje futbolli në të gjitha […]
Ka shumë gjasë që të ketë pushim shtatë javor pas përfundimit të këtij sezoni në Premier League dhe fillimit të të riut, por vetëm tetë ditë nuk do të kemi ndeshje futbolli në të gjitha garat, transmeton Periskopi.
Si ndodh kjo, mund të pyesni? Epo, Periskopi do t’ua shpjegojë.
Sezoni në Premier League përfundon më 26 korrik, teksa katër ndeshjet gjysmëfinale të Championshipit do të luhen më vonë atë javë.
Finalja e FA Cup është më 1 gusht, në të njëjtën datë që starton Premiershipi në Skoci.
Sezoni në Serie A përfundon një ditë më vonë, teksa finalja e playoffit në Championship luhet më 4 gusht.
Më 5 gusht rifillojnë ndeshjet e eleminimit direkt në Europa League.
Pastaj, janë ndeshjet e dyta të mbetura nga faza e eleminimit direkt të Champions Leagues në dy ditët e ardhshme.
Do të jenë vetëm tri ditë – jo rresht – pa futboll evropian deri në finalen e Champions Leagues më 23 gusht.
Pastaj vjen pritja më e madhe, me Ligën e Kombeve që nuk do të startojë edhe për 11 ditë të tjerë.
Mirëpo, gjatë atyre 11 ditëve vazhdon futbolli në Skoci, Community Shield mund të luhet më 30 gusht, luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Champions Leagues për gra, pastaj fillon Ligue 1, më 22 gusht.
Vetëm tetë ditë nga 48 ditët në fjalë nuk do të kemi futboll.
Madje, edhe gjatë këtyre tetë ditëve do të ketë futboll nëpër ligat më të vogëla evropiane, si në Belgjikë, Republikën e Irlandës dhe në shtetet nordike. /Periskopi.com/












