Publikohen datat e ndeshjeve të Europa Leagues, dy klube kosovare marrin pjesë në këtë kompeticion

UEFA ka zyrtarizuar sot datat për sezonin e ri të Ligës së Evropës, gara të dytë më të rëndësishëm në rang klubesh, teksa gjithçka do të startojë më 20 gusht me raundin para-eliminator, ku do të luajë dhe skuadrat tona nga Kosova. Gjilani, Ballkani dhe Prishtina, po luftojnë për dy vende që dërgojnë Ligës së […]
Gjilani, Ballkani dhe Prishtina, po luftojnë për dy vende që dërgojnë Ligës së Evropës.
Vetëm një javë më vonë, më 27 gusht do të luhet turi i parë eliminator. Më 17 dhe 24 shtator do të luhen edhe raundi i dytë e i tretë eliminator.
Ndeshjet kryesore, ato të ‘play-off’, që do t’i vendosin edhe skuadrat në grupe.
E veçanta e eliminatoreve të këtij viti është se ndryshe nga sezonet e kaluara ku është luajtur me sistem vajtje-ardhje, do të vendosen me vetëm një ndeshje në fushë asnjanëse.
Ndeshjet e raundit paraelimnator: 20 gusht
Raundi i parë kualifikues: 27 gusht
Raundi i dytë i kualifikues: 17 shtatori
Raundi i tretë kualifikues: 24 shtator
Ndeshjet e play-offit: 1 tetor
Faza e grupeve: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 26 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor
Kjo pasi koha është e limituar për shkak të pandemisë COVID-19, që i ka ndryshuar edhe datat.
Faza e grupeve do të zhvillohet normalisht dhe do të startojë më 22 tetor, për t’u mbyllur më 10 dhjetor, ndërsa ajo e eliminimit direkt nga muaji shkurt.












