Prishtina uron Dritën për titull, por në fakt më shumë e kritikon se që e uron

Drita sot është shpallur kampione e re e Superligës së Kosovës. Skuadra e Ardian Nuhiut përfitoi nga barazimi 2:2 mes Gjilanit dhe Ballkanit në xhiron e parafundit të kampionatit. Ky është titulli i tretë në histori për gjilanasit. FC Prishtina ka uruar gjilanasit për titullin e fituar… epo, ashtu disi! “Me shumë kontestime dhe me […]
Drita sot është shpallur kampione e re e Superligës së Kosovës.
Skuadra e Ardian Nuhiut përfitoi nga barazimi 2:2 mes Gjilanit dhe Ballkanit në xhiron e parafundit të kampionatit.
Ky është titulli i tretë në histori për gjilanasit.
FC Prishtina ka uruar gjilanasit për titullin e fituar… epo, ashtu disi!
“Me shumë kontestime dhe me jo bindje, ashtu siç kemi vepruar para dy vitesh, njëjtë edhe tani e urojmë Dritën për titullin e kampionit”, ka shkruar Prishtina në uebfaqen zyrtare të klubit.












