Postimi i Juventusit në lidhje me Pogban i ka dërguar fansat në qiellin e shtatë

Një postim me dy kuptime ka ndezur entuziazmin e tifozëve të Juventus, të gatshëm të mirëpresin Paul Pogba në Torino. Profili në gjuhën spanjolle i shoqërisë bardhezi ka postuar një video me golat më të bukur të francezit në eksperiencën juventine, shoqëruar me një “back” që nga shumë është marrë si aludim i kthimit të […]
Një postim me dy kuptime ka ndezur entuziazmin e tifozëve të Juventus, të gatshëm të mirëpresin Paul Pogba në Torino.
Profili në gjuhën spanjolle i shoqërisë bardhezi ka postuar një video me golat më të bukur të francezit në eksperiencën juventine, shoqëruar me një “back” që nga shumë është marrë si aludim i kthimit të Oktapodit në Torino.
Një gafë të cilin vetë Juventus është munduar ta ndreqë: “Back në kuptimin e ‘throwback’ – ka korigjuar Juventus në profilin spanjoll -. Mos mendoni gjë tjetër!”.
? = Throwback ?
Solo queríamos recordar goles de un ex jugador del club. ¡No piensen otra cosa! ? pic.twitter.com/sbLlWKNG6j
— JuventusFC (@juventusfces) July 1, 2020












