Portugalia rikthen izolimin, UEFA: Nuk kemi plan B për ndeshjet e Champions Leagues

Lisbona përgatitet për lockdoën për shkak të Covid-19, por për Uefa nuk është e nevojshme të përgatitet një plan B për Final Eight të Champions League parashikuar në qytet gjatë gushtit. E ka deklaruar për L`Equipe vetë organizmi i futbollit kontinental: “Uefa është në kontakt permanent me Federatën portugeze e autoritetet lokale. Shpresojmë që gjithcka […]
Lisbona përgatitet për lockdoën për shkak të Covid-19, por për Uefa nuk është e nevojshme të përgatitet një plan B për Final Eight të Champions League parashikuar në qytet gjatë gushtit.
E ka deklaruar për L`Equipe vetë organizmi i futbollit kontinental: “Uefa është në kontakt permanent me Federatën portugeze e autoritetet lokale. Shpresojmë që gjithcka të shkojë mirë e që të jetë e mundur të organizojmë turneun në Portugali. Për momentin nuk ka motiv të kemi një plan B. Jemi duke monitoruar situatën në bazë të përditshmërisë e do të adaptohemi, nëse do të duhet ta bëjmë”.
Nga e enjtja e kaluar qeveria portugeze ka limituar lëvizjet në 19 komuna, përvec qendrës së Lisbonës. Qytetarët mund të dalin nga shtëpia vetëm për ushqime ose për të shkuar në punë. Një masë që do të jetë në fuqi nga 1 në 14 korrik e pastaj do të ekzaminohet në dritën e asaj që do të ndodhë.












