Përfundon ndeshja Inter Fiorentina: Më thatë dhe më mërzitshëm vetëm në Shkretëtirën e Saharës

Futbollistët e Interit dhe Fiorentinës vrapuan për 90 minuta poshtë e lartë, djersitën fanella, ia humbën kohën komentuesve dhe gazetarëve, në fund për t’u kthyer në pikën zero. Në fakt, rezultati mbeti i njejtë pas 90 minutave, si pas vërshëllimës së parë, kur lojtarët nuk kishin asnjë pikë djerse. Pra, me fjalë të tjera, futbollistët […]
Në fakt, rezultati mbeti i njejtë pas 90 minutave, si pas vërshëllimës së parë, kur lojtarët nuk kishin asnjë pikë djerse.
Pra, me fjalë të tjera, futbollistët kanë mundur ta luajnë vetëm topin e parë pas vërshëllimës për fillimin e ndeshjes dhe pastaj të flenin në fushë për 90 minuta dhe prapë do të kishin rezultatin e njejtë.
Më thatë e më shkret vetëm në Saharë, me gjasë…
Sidoqoftë, pas këtij barazimi, Interi grumbullon 73 pikë dhe zë vendin e tretë, ndërsa Fiorentina (nëse i intereson ndokujt, e që dyshojmë fuqishëm) zë vendin e 11-të me 43 pikë. /Periskopi.com/












