Pamjet nga momenti kur fansi i Liverpoolit qethet pas 17 vitesh, po e priste titullin

Liverpooli para disa javësh siguroi titullin e parë pas 30 vjetësh pritje në Premierligë, derisa sot gjigantit anglez iu dorëzua edhe zyrtarisht trofeu pas ndeshjes në “Anfield” ndaj Chelseat. Padyshim që ky është një moment emocionues për të gjithë tifozët e “të kuqve” kudo që janë nëpër botë, pas një pritje prej 3 dekadash. Por, […]
Padyshim që ky është një moment emocionues për të gjithë tifozët e “të kuqve” kudo që janë nëpër botë, pas një pritje prej 3 dekadash.
Por, për një tifoz kosovar të Liverpoolit ky titull është edhe më i veçantë.
Bëhet fjalë për Ukë Krasniqin, tifozi i cili ishte betuar që nuk do t’i presë flokët derisa skuadra e tij e zemrës ta fitojë titullin.
Pas 17 vjetësh pritje më në fund erdhi momenti i shumëpritur për të.
Sot, pas ngritjes lartë të trofeut të Premierligës nga kapiteni Jordan Henderson, ai ka prerë flokët e tij.
Uka jeton në Kanda derisa për dukjen e tij të re u përkujdes gruaja e tij, Diana.












