Pamjet e Rudiger duke u munduar të mbrohet kundër West Hamit janë absolutisht turpëruese

Frank Lampard ka kritikuar mbrojtjen e skuadrës së tij, derisa Chelsea u shokua nga humbja 3-2 kundër ëest Hamit të mërkurën. Andriy Yarmolenko shënoi golin e fitores në minutën e 89-të për t’ia dhënë tri pikë të artë mbijetese skuadrës së tij, transmeton Periskopi. “Ne dominuam lojën me posedim, por bëni gabime dhe kundërshtari do […]
Andriy Yarmolenko shënoi golin e fitores në minutën e 89-të për t’ia dhënë tri pikë të artë mbijetese skuadrës së tij, transmeton Periskopi.
“Ne dominuam lojën me posedim, por bëni gabime dhe kundërshtari do t’iu ndëshkojë,” tha Lampard pas vërshëllimës së fundit.
“Nuk jam i lumtur me golat e pësuar.”
Mbrojtësi, Antonio Rudiger është fajësuar për të tre golat, me një fans të Chelseat që e ka detajizuar impaktin e tij në Twitter.
Rudiger, 1st goal kicks it needelessly out for the corner
2nd goal strolls back, can see everything but doesnt try get in position or stop the cross & literally goes where he should be standing
3rd goal just stand & stop him coming onto his left foot
Literally basics
— DonkeysOut (@CarvalhoJTElite) July 1, 2020
Vetëm shikoni mbrojtjen e mëposhtme derisa “Të Kaltërit” ishin në epërsi 1-0. West Ham barazoi nga kjo këndore.
— SNM (@JackCook95) July 2, 2020
Nuk do mend pse fansat janë të frustruar.
Pastaj, në minutën e 90-të, ai lejoi Yarmolenkon të futej brenda për ta shënuar golin e tretë.
Ukrainasi rrallë përdorë këmbën e djathtë, kështu që pritej që ai të mundohej të futej brenda. Rudiger është dashur të reagonte më mirë. /Periskopi.com/












