Një ndeshje larg rekordit absolut, Buffon përgatitet të kalojë legjendën Maldini

Në të ardhmen, Gigi Buffon mund t’i dorëzojë trupin e tij shkencës për materie studimi, por fillimisht dorëzoi duart e tij dhe, mbi të gjitha, zemrën për Juventusin edhe për një tjetër vit. Gardani veteran do të luajë bardhezi deri në vitin 2021, pra 43 vjeç. Dëshira e tij më e madhe është të fitojë […]
Në të ardhmen, Gigi Buffon mund t’i dorëzojë trupin e tij shkencës për materie studimi, por fillimisht dorëzoi duart e tij dhe, mbi të gjitha, zemrën për Juventusin edhe për një tjetër vit.
Gardani veteran do të luajë bardhezi deri në vitin 2021, pra 43 vjeç. Dëshira e tij më e madhe është të fitojë kupën e mallkuar me dy veshë (Champions), por gjithashtu së shpejti, mbase që në derbin ndaj Torinos, do të vendosë rekordin historik në Serie A.

Nëse zbret në fushë në derbin e Torinos, atëherë do të prekte 648 ndeshjet në Serie A, një më shumë se sa legjenda Paolo Maldini (647). Sa i përket të ardhmes, “Gazzetta dello Sport” siguron se Gigi do të vazhdojë të jetë te Juventusi, por këtë herë duke ndjekur Nedved, në bordin drejtues të bardhezinjve.












