Nagavci: Nëse cenohet siguria kombëtare bien poshtë ligjet e ARKEP-it

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga bordi i ARKEP të di se cilat do të jenë veprimet e këtij institucioni pas atij takimi me kryeministrin dhe me ministrat e linjës. Ajo po ashtu ka thënë nëse rrezikohet siguria kombëtare, bien poshtë ligjet e ARKEP. “Çështja e sigurisë kombëtare i tejkalon ligjet […]
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga bordi i ARKEP të di se cilat do të jenë veprimet e këtij institucioni pas atij takimi me kryeministrin dhe me ministrat e linjës.
Ajo po ashtu ka thënë nëse rrezikohet siguria kombëtare, bien poshtë ligjet e ARKEP.
“Çështja e sigurisë kombëtare i tejkalon ligjet dhe rregulloret e ARKEP”, tha Nagavci.
Anëtari i bordit të ARKEP, Shqipërim Pula theksoi se kanë ndërmarrë veprime për zbatimin e bazës ligjore.
Megjithatë, Pula nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet më shumë nënkryetares Nagavci.











