Ministri Quni tregon se a ekziston ende plani për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Ministri Quni tregon se a ekziston ende plani për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, iu janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online. Quni tha se në momentin që janë votuar ligjet që të vazhdojnë në një karakter ushtarak, nga ekspertët e fushës është ndërtuar një plan […]

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, iu janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Quni tha se në momentin që janë votuar ligjet që të vazhdojnë në një karakter ushtarak, nga ekspertët e fushës është ndërtuar një plan i tranzicionit.

“Në momentin që janë votuar ligjet që të vazhdojmë në një karakter ushtarak, nga ekspertët e fushës është ndërtuar një plan i tranzicionit”, tha Quni.

“Ministria e Mbrojtjes mbi këto specifika që i ka, është duke u përpjekur që në bashkëpunim me institucionet tona dhe me partnerët tanë strategjik që të jetë transparent para qytetarëve dhe komunitetit tonë strategjik”, u shpreh ai.

Quni tha se deri në vitin 2027, FSK-ja do të jetë garantuese e stabalititetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë shtetit nën ombrellën e OKB.

“Pasi që përfshirja e planit gjithëpërfshirës nuk është vetëm e FSK, ne kemi raporte bilaterale me shtete te ndryshme për programe të ndryshme, siç janë programet e operacionalitetit teknik të FSK-së. E tërë kjo problematik është sfiduese kur ne e kemi situatën e pandemisë”.

“Përkundër saj që ne ballafaqohemi më këtë situatë te pandemisë, ne besojmë se deri në vitin 2027, FSK-ja do të jetë garantuese e stabilitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë shtetit nën ombrellën e OKB”, tha Quni.

Të gjitha këto, Quni tha se ka një kosto ts lartë. Ai tha se gjatë kësaj kohë, kanë asistuar në shoqërimin e të rikthyerve në Kosovë, nga aeroporti në Qendrën e Studentëve, e shndërruar si karantinë.

“Gjatë kësaj pandemie kemi arritur që ti asistojmë autoriteteve civile, duke e siguruar flotën tonë për ti shoqëruar qytetarët nga aeroporti deri në Qendrën e karanimit, ku kemi bartur mbi 3 mijë qytetarë. Gjithashtu kemi asistuar edhe nëpër komuna për të ndërtuar shtabe e kështu më radhë”.

Rexhep Selimi nga VV-ja pyeti nëse Qeveri ka marrë për bazë kërkesat e tyre.

“Ku kanë ngecur ato ligje. Projektligji për rishikimin e buxhetit. Ne e dimë se pa buxhet asnjë plan-program i juaji nuk shkon përpara. A janë marrë parasysh kërkesat e juaja nga Qeveria”, pyeti Selimi.

E ministri Quni tha se fal përkrahjes së aleatëve ndërkombëtarë, po arrihet që të përmbushen detyrimet, raporton EO.

“Gjithnjë për ta mundësuar arritjen e qëllimeve është kostoja pra është në pyetje buxheti. Ne kur e kemi për prezantimin para qeverisë është që ta arrijmë standardin e ushtrive në rajon. Ne nga partnerët strategjik ne kemi një besim të lartë dhe është një interesim që përveç që buxhetit i sigurohet përmes donacioneve të ndryshme, na lehtësohet shumë ky proces”.

“Po ashtu janë programet e industrisë së mjeteve ushtarake, që nga pajisjet ushtarake e deri të pajisjet e IT, që për nga kostoja tona janë shifra astronomike e që ne e kemi të pamundur ta mbulojmë”, tha Quni.

Ganimete Musliu pyeti ministrin Quni nëse ekziston ende ideja për shërbim ushtarak të detyrueshëm.

“Çështja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. A ka vdekur kjo ide apo ekziston ende plani i shërbimit ushtarak i detyrueshëm. Në buxhetin e kaluar nuk kam parë që të jetë kjo ide por as në rishikimin e buxhetit nuk e kam parë ende. Na tregoni a është ende kjo ide apo”, pyeti Musliu.

Ndërsa ministri Quni tha se shërbimi ushtarak merr kohë por që ende ekziston si ide, raporton EO.

“Është e vërtete se shërbimi obligativ ushtarak merr kohë të gjatë. Ka qenë një pajtueshmëri e ish-qeverisë Kurti, por edhe tani ekziston ky harmonizim që në një të afet të jetë ky shërbim ushtarak i detyrueshëm”.

“Është një ide që do ta garantojë stabilitetin dhe integritetin e territorit të Kosovës por gjithnjë në kuptimin e një edukimi gjeneral”, tha Quni teksa tha se nëse një i ri kalon në këto faza do të jetë shumë më i përgatitur dhe do ta ketë më të lehtë funksionimin e tij.

I pari i FSK-së tha se numri i të infektuarve të ushtarëve është minimal, por që nuk dha asnjë shifër të saktë

 

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria