Milani tregon se sezoni i ardhshëm mund të jetë premtues – demolon Bolognan në ‘San Siro’

Milani ka treguar paraqitje fantastike, teksa ka demoluar 5-1 Bolognan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Serie A. Saelemaekers fillimisht kaloi “Rossonerët” në epërsi në minutën e 10-të, para se Hakan Calhanoglu të dyfishonte epërsinë 14 minuta më vonë, shkruan Periskopi. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt në pjesën e […]
Saelemaekers fillimisht kaloi “Rossonerët” në epërsi në minutën e 10-të, para se Hakan Calhanoglu të dyfishonte epërsinë 14 minuta më vonë, shkruan Periskopi.
Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt në pjesën e parë, mysafirët ngushtuan diferencën në 2-1, duke realizuar përmes Tomyasu.
Mirëpo, në vazhdim spektakli ishte i garantuar për nikoqirët, të cilët shënuan edhe tri herë.
Golat nga Bennacer 48′, Rebic 57′ dhe Calabria në kohën shtesë, ia vulosën fitoren impresive Milanit.
Me këto tri pikë, djelmoshat e Stefano Piolit grumbullojnë 56 dhe zënë pozitën e gjashtë, ndërsa Bologna të dhjetin me 43 pikë. /Periskopi.com/












