Mbretëresha e Anglisë ‘shfaqet’ tifoze me klubin më të urryer në Londër

Që kur futbolli rifilloi pas emergjencës koronavirus, shumë klube nga e gjithë bota, me një lëvizje që i ka pëlqyer shumë tifozëve, kanë vendosur të mbushin shkallët e stadiumeve me imazhe kartoni. Një inisiativë e lindur në Bundesliga, që në javët e fundit ka prodhuar edhe disa gafa të vërteta, si imazhi i Bin Laden […]
Që kur futbolli rifilloi pas emergjencës koronavirus, shumë klube nga e gjithë bota, me një lëvizje që i ka pëlqyer shumë tifozëve, kanë vendosur të mbushin shkallët e stadiumeve me imazhe kartoni.

Një inisiativë e lindur në Bundesliga, që në javët e fundit ka prodhuar edhe disa gafa të vërteta, si imazhi i Bin Laden në stadiumin e Leeds, e të tjerë episode kuriozë si ai në stadiumin The Den, kur mes imazheve prej kartoni të tifozëve të Millwall u shfaq edhe… Mbretëresha Elisabetta. Madhëria e saj ka asistuar në fakt në barazimin 1-1 mes vendasve e Swansea e imazhi i saj, pranë atij të një qeni ka bërë menjëherë xhiron e web…













