Manchester City i jep leksion Liverpool-it, mposht kampionët e ri të Premierligës

Kampioni i ri i Premier Ligës, Liverpooli sonte do ta festojë titullin e 19-të me humbje, kjo pasi ‘të kuqtë’ e Kloppit u mundën me rezultat 4:0 nga skuadrae Pep Guardiolës, Man City, shkruan Periskopi. Qytetarët serinë e golave e nisën përmes De Bruynes, i cili gjeti rrjetën nga penalltia, për të vazhduar edhe me […]
Qytetarët serinë e golave e nisën përmes De Bruynes, i cili gjeti rrjetën nga penalltia, për të vazhduar edhe me dy gola të tjerë nga Steerling e Foden.
Kurse, golin e katërt e ka shënuar, Oxlade-Chamberlain në portën e gabuar. Mahrez ka shënuar edhe golin e 5-të në minutën e 95-të, por që është anuluar nga VAR për një prekje të topit me dorë.
Skuadra e Klopp nuk humbte një ndeshje me 4 gola diferencë në Premier League që nga shtatori i 2017-ës, kur është mundur 5-0 pikërisht nga Manchester City në Etihad Stadium.












