Man United shkatërron Bournemouthin, bën hap gjigant drejt top katërshes

Man United shkatërron Bournemouthin, bën hap gjigant drejt top katërshes

Manchester United ka bërë një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni. Skuadrae udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer ka shënuar fitore bindëse kundër Bournemouth, duke triumfuar me rezultatin 5:2. Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 16’, me mysafirët e Bournemouth që kaluan në epërsi fal golit të Junior Stanislas. Reagimi […]

Manchester United ka bërë një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni.

Skuadrae udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer ka shënuar fitore bindëse kundër Bournemouth, duke triumfuar me rezultatin 5:2.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 16’, me mysafirët e Bournemouth që kaluan në epërsi fal golit të Junior Stanislas.

Reagimi i Manchester United nuk vonoi. Ishte Mason Greenwood që në minutën e 29’ shënoi për 1:1.

Gjashtë minuta më vonë, Marcus Rashford konvertoi në gol penalltinë e akorduar në favorin e Man Utd, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Pa përfunduar pjesa e parë, Anthony Martial shënoi një nga golat më të bukura të tij këtë sezon, duke e lënë pa shpresa portierin, dhe duke çuar skuadrën e tij me dy gola epërsi në pauzën 15 minutëshe (3:1).

Në pjesën e dytë pamë edhe tri gola të tjera. Fillimisht, Joshua King ngushtoi epërsinë në 3:2, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, atëherë kur luhej minuta e 50’.

United vulosi gjithçka me anë të Greenwood që shënoi golin e dytë personal në minutën e 54’ dhe Bruno Fernandes që me një super gol vulosi rezultatin final, pesë minuta pas golit të Greenwood.

Me këtë fitore, United shkon përkohësisht në pozitën katër, me 44 pikë të grumbulluara, një më shumë sesa Chelsea që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Bournemouth mbetet në anën tjetër me 27 pikë, në pozitën e parafundit në tabelë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova