Man City ‘stërvitet’ me Watfordin e shkretë, ia dyfishon stresin në kohë pandemie pa pikë nevoje

Man City ‘stërvitet’ me Watfordin e shkretë, ia dyfishon stresin në kohë pandemie pa pikë nevoje

Manchester City deklasoi Watfordin në ndeshjen e javës së 37-të në Premier League, të martën mbrëma, me rezultat 4-0, por jo që ishte shumë e nevojshme ta bënte këtë. City tashmë e ka siguruar vendin e dytë dhe sikur të tregohej pak më bujar, sigurisht se do të mund të regjistronte një fitore 1 apo […]

City tashmë e ka siguruar vendin e dytë dhe sikur të tregohej pak më bujar, sigurisht se do të mund të regjistronte një fitore 1 apo 2 me 0, por jo, djelmoshat e Pep Guardiolas thjesht duhej ta poshtëronin Watfordin e shkretë në një pasdite të bukur.

Rrahimi i Stërllingëve i pari bëri zemrën guri në minutën e 31-të, kur shënoi për 1-0.

Sidoqoftë, ai paksa u tregua më zemërgjërë më vonë, pasi humbi një penallti nëntë minuta më vonë – sigurisht e dinte se edhe një gol do të ishte stres i panevojshëm për kundërshtarin, që as që po mundohej të shënonte.

Mirëpo, anglezi ndërroi mendje menjëherë pas pak sekondave, pasi nga topi i kthyer, drejtoi topin në rrjetë, jo që e fajësojmë shumë këtu, sepse në portën e zbrazët vetëm nëna e portierit nuk do të shënonte.

Pas tij, radha i erdhi Phil Foden të qëllonte cakun, teksa e gjeti rrugën e golit në minutën e 63-të.

Tre minuta më vonë, Aymeric Laporte shënoi edhe një, pastaj “Sheherlitë” hoqën këmbën nga gazi.

City tash ka 78 pikë dhe e ka të pamundur të shkojë më poshtë se pozita e dytë, edhe po të dëshironte – se për të parin mos të flasim. Vetëm nëse nuk keni qenë duke jetuar nën ndonjë shkëmb në vargmalet e Sudanit jugor, sigurisht se e dini që Liverpooli është shpallur tashmë kampion.

Watfordi ndërkohë po përpëlitet për të mbijetuar dhe mund ta sigurojë mbijetesën nëse fiton ndeshjen e ardhshme – ndoshta. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova