Lutfi Haziri për takimin e Hotit në Bruksel: Katastrofal

Lutfi Haziri për takimin e Hotit në Bruksel: Katastrofal

Njëri prej njerëzve kryesor në LDK, Lutfi Haziri, e ka komentuar me një fjalë  negative takimin e Avdullah Hotit në Bruksel. E ka quajtur katastrofal pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE’ja. “Katastrofal”, ka thënë Haziri, për Express, kur është pyetur nëse ka ndonjë koment lidhur me takimin e […]

“Katastrofal”, ka thënë Haziri, për Express, kur është pyetur nëse ka ndonjë koment lidhur me takimin e Hotit në Bruksel që pritet të vazhdojnë edhe javët e ardhshme.

Nënkryetari i LDK’së ka pasur vlerësime të këqija për Hotin edhe më herët.  Kishte thënë se Qeveria që po ndërtohej prej LDK’së, AAK’së, NISMA’s e Srpskas nuk i beson.

“Po ndërtohet një Qeveri të cilës unë nuk i besoj”, kishte thënë Haziri.

Ndërkohë, Kryetari i Gjilanit ka kundërshtuar edhe vendimet e Qeverisë për masat shtrënguese, të cilat më herët ishin shpallur antikushtetuese.

Sidoqoftë, Shefi i Ekzekutivit shkoi javën e kaluar në Bruksel ku rinisi bisedimet me Serbinë. Tha se atje u hapen temat e të zhdukurve dhe bashkëpunimi ekonomik.

Nuk komentoi akuzat që i erdhën se ishte i gabim shkuarja në Bruksel. Tha se shkoi në kryeqendrën europiane për të përfaqësuar Shtetin ashtu siç i përcaktohet me Kushtetutë.

Avdullah Hoti erdhi në pozitën e Kryeministrit pasi dështoi “Koalicioni i Shpresës” i ndërtuar ndërmjet LDK’së dhe VV’së. Hoti në atë koalicion ishte Zëvendëskryeministër që ishte shkarkuar nga Kurti posa kishte marrë informacione se i njëjti mund t’ia zë vendin.

Aktualisht, Qeveria i ka vetëm 61 vota në Parlament. Një ia pati siguruar Presidenti Hashim Thaçi duke i shkuar në shtëpi, në gjysmë të natës, deputetit të NISMA’s, Haxhi Shalës. Tash edhe Zyra e Presidentit ka dalë kundër Hotit duke kundërshtuar për veprimet që po i bën në raport me dialogun me Serbinë. Njëjtë po vepron edhe PDK’ja, e cila akuzoi Hotin se ka mashtruar në Kosovë kur ka thënë se do të ketë një fond më shumë se një miliard euro për rimëkëmbje ndërsa është mashtruar në Bruksel nga Serbia.

Kosova dhe Serbia dialogojnë prej kohës së luftës kur kosovarët nënshkruan Marrëveshjen e Rambujës dhe pala serbe jo. Raundi i dytë i bisedimeve është zhvilluar në Vjenë ku është propozuar Pavarësia nga Marti Ahtissari, i cili kishte qenë ndërmjetës kryesor i bisedimeve.

Prej vitit 2011 Kosova dhe Serbia zhvillojnë bisedime në Bruksel. Atje janë nënshkruar disa marrëveshje shumica e të cilave kurrë nuk janë zbatuar.

Tash, përsëri dialogu ka nisur në Bruksel pas dështimit të bisedimeve të paraparë ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Avdullah Hoti ka paralajmëruar se brenda këtij muaji do të ketë edhe një raund bisedimesh në Washington.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj