Lionel Messi ka shënuar 700 gola 112 ndeshje më shpejt se Cristiano Ronaldo

Lionel Messi shënoi golin e tij të 700-të me stil, të martën mbrëma. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” kishte kaluar tri ndeshje pa gol, dhe po qëndronte në kuotën e 699 golave për klubin dhe Kombëtaren, transmeton Periskopi. Por ishte gjithmonë vetëm punë kohe para se ai të arrinte numrin jubilar. Dhe erdhi […]
Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” kishte kaluar tri ndeshje pa gol, dhe po qëndronte në kuotën e 699 golave për klubin dhe Kombëtaren, transmeton Periskopi.
Por ishte gjithmonë vetëm punë kohe para se ai të arrinte numrin jubilar.
Dhe erdhi kundër Atletico Madridit, derisa Barcelona barazoi 2-2 në ndeshjen kruciale për titull.

Goli i tij i 700-të ishte nga penalltia në stilin ‘Panenka’ kundër portierit më të mirë në botë aktualisht, Jan Oblakut.
Vetëm Messi e ka guximin të gjuajë ‘Panenka’ kur titulli është në pyetje.
Për Barcelonën, Messi ka shënuar 630 gola në 723 ndeshje, ndërsa për Argjentinën 70 në 138 paraqitje.
Kështu, Messi i baskohet Cristiano Ronaldos si dy lojtarët e vetëm aktiv që kanë shënuar 700 gola.

Mirëpo, Ronaldos i janë dashur 112 ndeshje më shumë se Messit për të shënuar 700 gola.
Në fakt, portugezit iu deshën 970 ndeshje për të arritur këtë numër.
Dy rekorde të jashtëzakonshme nga dy futbollistë të jashtëzakonshëm, por Messi e ka avantazhin këtu. /Periskopi.com/












