Kuvendi në ethe: Në pritje të rezultateve të 50 testeve për koronavirus

Kuvendi në ethe: Në pritje të rezultateve të 50 testeve për koronavirus

Janë kryer 50 teste për deputetë dhe stafin administrativ të Kuvendit të Kosovës, të cilët dyshohen se mund të jenë infektuar me coronavirus. Testimi i deputetëve dhe stafit administrativ bëhet pasi deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi kanë dalë pozitiv në COVID-19. “Ju […]

Janë kryer 50 teste për deputetë dhe stafin administrativ të Kuvendit të Kosovës, të cilët dyshohen se mund të jenë infektuar me coronavirus.

Testimi i deputetëve dhe stafit administrativ bëhet pasi deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi kanë dalë pozitiv në COVID-19.

“Ju konfirmojmë se janë bërë 50 teste për deputetë dhe zyrtarë të administratës së Kuvendit. Aktualisht jemi në pritje të rezultateve”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 2.878, nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin