Kush ishte lojtari më i mirë i Kosovës në Evropë: Kësaj here, Atdhe Nuhiu me dy gola

Dardani i kësaj jave që i jepet lojtarit më të mirë kosovar në garat evropiane i takon Atdhe Nuhiut. Nuhiu ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij, Sheffield Wednesday, që humbi 5-3 ndaj Fulhamit. Shtatlarti kosovar në javët e fundit ka fituar besimin e trajnerit dhe ka startuar rregullisht, ndërkohë që në vikend […]
Nuhiu ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij, Sheffield Wednesday, që humbi 5-3 ndaj Fulhamit. Shtatlarti kosovar në javët e fundit ka fituar besimin e trajnerit dhe ka startuar rregullisht, ndërkohë që në vikend e shpërbleu këtë besim duke i shënuar plot 2 gola.
Të parin e realizoi nga pika e bardhë e fituar pikërisht nga presioni i bërë me bashkëlojtarë të fazës ofenzive. ndërkohë që golin e dytë e shënoi si zakonisht me kokë pas një shkëputje të frikshme në ajër, përcjell Periskopi.
Nuk e kemi parë shpesh z.Nuhiu të shënojë nga dy gola në ndeshje, e prandaj atij i takon nderi i Dardanit të Javës – pasi që ishte më i miri nga të gjithë dardanët e tjerë.
30 vjeçari i ka shënuar deri tash 40 gola në Championshim në 243 ndeshje për shtatë sezone. /Periskopi












