Këto janë fjalët e Lampard pas humbjes shokuese kundër West Hamit mbrëmë

Këto janë fjalët e Lampard pas humbjes shokuese kundër West Hamit mbrëmë

Frank Lampard këmbëngul se Chelsea ka shumë punë të vështirë për të bërë, në mënyrë që ta arrijë nivelin e kampionit të Premierligës, Liverpoolit dhe të Manchester Cityt, pas humbjes tronditëse kundër West Hamit të mërkurën. Chelsea pësoi disfatë çuditëse 3:2 kundër West Hamit, i cili i largohet për tri pikë zonës së rënies nga […]

Frank Lampard këmbëngul se Chelsea ka shumë punë të vështirë për të bërë, në mënyrë që ta arrijë nivelin e kampionit të Premierligës, Liverpoolit dhe të Manchester Cityt, pas humbjes tronditëse kundër West Hamit të mërkurën.

Chelsea pësoi disfatë çuditëse 3:2 kundër West Hamit, i cili i largohet për tri pikë zonës së rënies nga liga falë golit në minutën e fundit nga Andriy Yarmolenko në Stadiumin e Londrës.

Dygolëshi i Willian nuk i mjaftoi Chelseat për ta siguruar të paktën një pikë në udhëtim dhe ky rezultat i jep fund ecurisë së Chelseat prej gjashtë ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

Chelsea mbetet në pozitën e katërt në tabelë, por vetëm me dy pikë më shumë se Manchester Unitedi dhe se Wolves, që renditen në pozitat pesë dhe gjashtë përkatësisht, kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

I pyetur nëse shqetësohet se Chelsea i tij ka problem me mendësinë pas formës së luhatshme në sezonin 2019/20, Lampard tha: “Kjo është diçka që ka ndodhur disa herë këtë sezon. Kemi pasur mundësi për ta ngushtuar hendekun dhe për t’i kaluar ekipet tjera për shkak të rezultateve të tjera”.

“Por nuk e kemi bërë dhe kjo është shenjë e asaj ku ndodhemi tani. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë të vështirë për të bërë, në mënyrë që të arrijmë aty ku duam të arrijmë dhe arsyeja pse ne po e ndjekim Liverpoolin dhe Manchester Cityn është vazhdimësia e cila zhvillohet me kohë. Në këtë duam të punojmë ne”, shtoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova