Juventusi pa probleme kundër Lazios me dy gola që iu ‘servuan’ Cristiano Ronaldos

Juventusi ka mposhtur 2-1 Lazion, të hënën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Serie A. Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi biankonerët me një tjetër gol nga penalltia në minutën e 51-të, shkruan Periskopi. Vetëm tre minuta më vonë, superylli portugez realizoi një tjetër gol që iu “servua”, teksa Paulo Dybala, një […]
Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi biankonerët me një tjetër gol nga penalltia në minutën e 51-të, shkruan Periskopi.
Vetëm tre minuta më vonë, superylli portugez realizoi një tjetër gol që iu “servua”, teksa Paulo Dybala, një kundër një me portierin kundërshtar Thomas Strakosha, pasoi në krahun e majtë për Ronaldon, i cili sigurisht se nuk gaboi në portën e zbrazët.
E nga penalltia ngushtoi disavantazhin edhe Lazio, teksa Ciro Immobile konkretizoi në minutën e 81-të nga 11-metërshi.
Pas kësaj fitoreje, Juve i ofrohet edhe më shumë titullit, teksa tash ka tetë pikë më shumë se vendi i dytë, Interi, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur. /Periskopi.com/












