Juve vazhdon sigurtë drejt titullit – CR7 i pandalshëm, bën atë që nuk e bëri askush që nga viti 1961

Juventusi ka vazhduar rrugëtimin drejt titullit të shtatë rresht në Serie A, duke arritur një fitore 4-1 në derbin lokal kundër Torinos, të shtunën pasdite. Ishte një tjetër përballje ku Cristiano Ronaldo rrëmbeu vëmendje, duke shënuar golin e parë nga gjuajtja e lirë për “Zonjën e Vjetër” që prej kur iu bashkua biankonerëve më 2018, […]
Ishte një tjetër përballje ku Cristiano Ronaldo rrëmbeu vëmendje, duke shënuar golin e parë nga gjuajtja e lirë për “Zonjën e Vjetër” që prej kur iu bashkua biankonerëve më 2018, shkruan Periskopi.
Me golin e minutës së 61-të, superylli portugez arriti në kuotën e katër golave dhe dy asistimeve në katër ndeshjet e fundit, që prej kur ristartoi sezoni në Itali.
Në fakt, ai u bë lojtari i parë i Juventusit që shënon 25 gola në Serie A, që nga viti i largët 1961.
Golat e tjerë për Juven i realizuan Paulo Dybala 3′, Juan Cuadrado 29′ dhe Djidji në kohën shtesë (autogol).
Vlen të ceket se për golin e Cuadrados ishte Ronaldo ai që asistoi.
Me këtë fitore, Juventusi grumbullon 75 pikë dhe zë vendin e parë, me shtatë më shumë se Lazio, që sonte ndeshet me Milanin. /Periskopi.com/












