Sipas Euronews, dorëheqja e tij është pranuar.

“Edouard Philippe sot ka dorëzuar dorëheqjen e qeverisë tek Presidenti i Republikës, i cili e pranoi atë. Ai së bashku me anëtarët e qeverisë do të sigurojë trajtimin e punëve aktuale deri në emërimin e qeverisë së re”, ka bërë të ditur Presidenca në një njoftim për media.