Ish-sportisti malazez i komenton Dua Lipës në foton ‘Autochthonous’ – i thotë se është e panevojshme

Ish-basketbollisti malazez, Dino Radoncic e ka komentuar “betejën” e ditëve të fundit në rrjetet sociale pas një kampanje të Dua Lipës për pranimin e Kosovës në hartën e “Apple”. Kosova ka qenë së fundmi subjekt i debateve në rrjetet sociale, pasi këngëtarja prishtinase ka publikuar flamurin e Shqipërisë etnike në kampanjën e saj. Kjo duket […]
Kosova ka qenë së fundmi subjekt i debateve në rrjetet sociale, pasi këngëtarja prishtinase ka publikuar flamurin e Shqipërisë etnike në kampanjën e saj.

Kjo duket se iu ka shkaktuar nervozë serbëve, pasi që dihet se flamuri i Shqipërisë etnike shkaktoi trazira në ndeshjen Serbi – Shqipëri në vitin 2014.
Shumë figura publike serbe reaguan për këtë rast, derisa së fundmi, “hundët” i futi edhe ish-basketbollisti i Malit të Zi, Dino Radoncic.
“Është për të ardhur keq se si ajo e përdor popullaritetin e saj në këtë mënyrë, për të nxitur urrejtjen dhe për të provokuar zemërimin e shteteve. Plotësisht, e panevojshme”, shkroi Radoncic.












