Ish-futbollisti me akuza për kurdisje në ndeshjen Trepça ’89 – Llapi: A keni fytyrë me folë ma, marre

Ish-futbollisti kosovar, Fidan Hasani, ka ngritur dyshimet se ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Llapit ishte e kurdisur, shkaku i rrjedhës së ndeshjes të zhvilluar në stadiumin “Riza Lusha” në Mitrovicë. Xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës mori vëmendje të madhe nga tifozët e futbollit shkaku i dy derbive Drita – Gjilani dhe Ballkani – […]

Xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës mori vëmendje të madhe nga tifozët e futbollit shkaku i dy derbive Drita – Gjilani dhe Ballkani – Prishtina. Megjtihatë, pas përfundimit të ndeshjes është komentuar mjaft shumë përballja mes Trepçës ’89 dhe Llapit, sipas “GazetExpress”, transmeton Periskopi.

Ndeshjen e fitoi Trepça ’89 me rezultat 5:4, ndërsa rezultati u përmbys në kohën shtesë të ndeshjes, që shkoi deri në dhjetë minuta lojë.

Kjo ka bërë që të ngrihen akuza për kurdisje të ndeshjes, pasi që Llapi ndodhet jashtë rrezikut për rënie nga liga, ndërsa Trepçës ’89 i duhej fitorja për të mbijetuar në Superligë.

“Super ndeshja qe as DigitAlb  nuk e dha direkt  Trepça ’89 – Llapi që u luajt 100 minuta. Miqësore, vëllazërorë, që u kthy në hendboll, po u luajtën 100 minuta e në fund u kry 5:4”, ka shkruar Hasani.

“Por kujdes, ndeshja deri në minutën e 90-të ishte 4-3 për Llapi. 10 minuta shtesë, dy gola dhe fitore për Trepçen 89 Golat minutat 92 dhe 98”.

“Ai pretendenti për kryetar të FFK-së keq e ka leshu bajrakun sot. Keq se krejt Kosova e din cka din ti me ba në këso lojë…!! A keni ftyr me fol maa marreee !!!!!”.  /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova