Imazhet satelitore tregojnë eksplodime masive në impiantin nuklear: Kush po e sulmon Iranin?

Imazhet satelitore tregojnë eksplodime masive në impiantin nuklear: Kush po e sulmon Iranin?

Imazhet e reja të sapopublikuara satelitore tregojnë që incidenti në njërin prej impianteve kryesore nukleare të Iranit kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha se që kishin zbuluar autoritetet, duke intensifikuar dyshimet kështu që se mund të ketë pasur ndonjë sulm mbi të. Një fotografi satelitore e publikuar në një agjenci lajmesh iraniane me bazë […]

Një fotografi satelitore e publikuar në një agjenci lajmesh iraniane me bazë në londër tregon se shumica e ndërtesës ishte shkatërruar nga incidenti i të enjtes në mëngjes, duke lënë të kuptohet se kishte pasur eksplodim të madh.

Autoritetet iraniane kanë thënë që kishte shpërthyer një zjarr në impiantin e Natanzit për pasurimin e uraniumit në provincën Isfahan, por analistët amerikanë dhe evropianë thanë që dukej një vend ku centrifugat e avancuara – pajisje që rrotullohen me shpejtësi ekstreme për ta kthyer uraniumin në lëndë nukleare – po zhvilloheshin, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Incidenti në Natanz u pasua nga dy aksidente të tjera industriale gjatë ditës së sotme, me zjarre dhe eksplozione në vende të tjera – duke rritur kështu spekulimet se Irani po shënjestrohej nga një fushatë sabotazhi e organizuar dhe e sponzorizuar nga shteti.

Zyrtarët qeveritarë të Izraelit folën për herë të parë të dielen për këto thashetheme.

As ministri i jashtëm Gabi Ashkenazi, e as ai i mbrojtjes, Benny Gantz, nuk pranuan që Izraeli kishte rol në këtë çështje.

“Jo çdo incident që ndodh në Iran është domosdo i lidhur me ne (Izraelin),” tha Gantz për Radio Izraelin sot në mëngjes. /Periskopi

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja