Gazetari i njohur nuk e përmban veten: Del me elozhe të forta për Ismet Munishin

Klubi i Futbollit Ballkani nga Suhareka ka marrë zemrën e shumë e shumë futbolldashësve anë e mbanë Kosovës. Edhe gazetari Kushtrim Reshitaj nuk ka arritur ta përmbajë veten dhe i ka kushtuar një status të gjatë e të mbushur me elozhe. Ai ka lavdëruar trajnerin e këtij ekipi, z.Ismet Munishi, për lojën e bukur e […]
Ai ka lavdëruar trajnerin e këtij ekipi, z.Ismet Munishi, për lojën e bukur e të rrjedhshme që nuk është parë deri tash në Superligën e Kosovës.
Por, Reshitaj ka pasur fjalë të mira edhe për investitorin e këtij klubi që dje në mënyrë gjentile u ndal në një pjesë të Gjilanit për t’i uruar titullin e kampionit skuadrës së Dritës, shkruan Periskopi.
“Një trajner që instaloi futboll modern, që brenda një ndeshje ishin në gjendje të krijojnë deri në 10 super raste për shënim, një person që arriti nga një kontigjent i lojtarëve kryesisht të rinjë, t’i bëj për vete të gjithë futbolldashësit anë e kënd vendit.
Ismetin mund ta shani për shkak të egove personale, por Kosova në asnjë sezon deri më sot nuk ka pas një futboll kaq të rrjedhshëm sic e luajti ai dhe futbollistët e tij.” – ka shkruar ndër tjerash z.Reshitaj.
Drita u shpall kampion pasi që Ballkani ia doli të merrte vetëm barazim në ndeshjen kundër KF Gjilanit, që po ashtu ishte në luftë për titullin e kampionit.
Ballkani i Munishit ndërkohë do të luftojë për një vend në garat e Evropës në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës që do ta zhvillojë përballë Prishtinës nga Vranjefci.
Statusi i plotë:
Kur një skuadër futbolli e nis ndërtimin e saj, në sezonat e para medoemos edhe objektivat i kanë më modeste.
Por kur në atë klub vihën njerëzit e duhur, befasitë nuk mungojnë dhe ndodh pikërisht kjo që ndodhi me BALLKANIN!
Unë e pranoj personalisht që nuk kam besu në këtë progres kaq të shpejt, por gjëja që më së shumti e dua në këto raste, është fakti kur nuk më dalin pritjet.
Një investitor serioz që të gjitha investimet e tij i fokuson në futboll dhe infrastrukturë, që nuk ka interes as 1 euro të vetme ta shpenzojë për të fituar pikë jo meritore, nuk e bën vetëm BALLKANIN klub unik, por i jep shpresë sportit nacional.
Një trajner që instaloi futboll modern, që brenda një ndeshje ishin në gjendje të krijojnë deri në 10 super raste për shënim, një person që arriti nga një kontigjent i lojtarëve kryesisht të rinjë, t’i bëj për vete të gjithë futbolldashësit anë e kënd vendit.
Ismetin mund ta shani për shkak të egove personale, por Kosova në asnjë sezon deri më sot nuk ka pas një futboll kaq të rrjedhshëm sic e luajti ai dhe futbollistët e tij.
Nga një skuadër të cilën e kanë nënçmuar kundërshtarët e ELITËS futbollistike, BALLKANI shumë shpejt u shndërrua në ekipin që i mooshti rend, madje me secilën skuadër, këtë edicion e ka bilancin më të mirë.
Me vetëm 4 humbje deri më sot, në finale të Kupës së Kosovës, Klubi Futbollistik BALLKANI nëse asgjë tjetër nuk bëri deri më sot, u shndërrua në shembull se nëse punohet me seriozitet, me vullnet e vetsakrificë, atëherë edhe Kosova mundet me shënu progresin e duhur.
Sot kur përmendet një skuadër që luan bukur në Superligë, tek secili e secila, shfaqet BALLKANI.
Andaj duke i falenderuar të gjithë për gjithë mundin që e kanë bërë gjatë gjithë këtij sezoni, si tifoz i kahnotshëm i kësaj skuadre, e them me gojën plotë dhe me zemër të hapur, që për cdo futbolldashës, ju jeni bukuria dhe krenaria e këtij edicioni.
Faleminderit












