Formacioni i Chelseat për sezonin e ardhshëm është thjesht tmerrues për çdo rival

Formacioni i Chelseat për sezonin e ardhshëm është thjesht tmerrues për çdo rival

Chelsea i Frank Lampardit është një nga skuadrat që ka befasuar më shumë Europën këtë vit. Blutë e Londrës, në vitin e parë nën drejtimin e 42-vjeçarit, synojnë vendin e tretë në Premier League si dhe janë kualifikuar në finalen e FA Cup, ku do të përballen me Arsenalin. Chelsea i ka lënë të gjithë […]

Blutë e Londrës, në vitin e parë nën drejtimin e 42-vjeçarit, synojnë vendin e tretë në Premier League si dhe janë kualifikuar në finalen e FA Cup, ku do të përballen me Arsenalin.

Chelsea i ka lënë të gjithë me gojë hapur sa u përket ndërhyrjeve në merkato, duke njoftuar firmosjen me lojtarë të niveleve më të larta, siç është marokeni Hakim Ziyech dhe “ylli” gjerman i Leipzigut, Timo Werner.

Frank Lampard ka projektuar një 11-tëshe të frikshme që do t’i jepte mundësinë për të synuar çdo trofe për sezonin e ri futbollistit, por drejtuesve londineze u duhet edhe një sforco e fundit për të plotësuar të gjitha kërkesat e anglezit.

Me Ziyech dhe Werner tashmë të veshur me ngjyrën blu, Lampard dëshiron “yje” të tjerë në skuadër. Objektivi i radhës është talenti i Leverkusenit, Kai Havertz, që kërkohet edhe nga Real Madridi. Ai do të luante në mesfushë në skemën 4-3-3 së bashku me Kante dhe Mason Mount. Në sulm do të ishte “tredhëmbëshi” luksoz, Pulisiç-Werner-Ziyech.

Në mbrojtje, Lampard ëndërron edhe dy blerje luksoze. Siç thekson “The Sun”, trajneri 42-vjeçar anglez dëshiron të nënshkruajë me të majtin e Leicesterit, Ben Chilwell (një operacion që do të kushtonte më shumë se 90 milionë stërlina), si dhe me mbrojtësin e ri Declan Rice nga West Hami.

Përfundimisht, Chelsea ka nevojë për një portier të ri për të zëvendësuar blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, Kepan, i cili nuk ka pasur performancën që pritej prej tij.

Blutë janë të interesuar për nënshkrimin me Jan Oblak, portierin e Atlético Madridit, i konsideruar një nga më të mirët në botë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova