Florian Marku i përgjigjet brutalisht kundërshtarit britanik, i cili tha se askush nuk e njeh boksierin shqiptar

Florian Marku ka sfiduar hapur boksierin Conor Benn, pasi ky i fundit e fyeu publikisht duke thënë se askush nuk e njeh sportistin tonë. Marku e ka ftuar në ring për të “larë hesapet”. Boksieri shqiptar nuk përmbahet, por i thotë hapur që nëse është burrë të pranojë ftesën për t’u ngjitur në ring. Në […]
Boksieri shqiptar nuk përmbahet, por i thotë hapur që nëse është burrë të pranojë ftesën për t’u ngjitur në ring. Në fjalën e tij, ku i kundërpërgjigjet Conor Ben, ai ka thënë:
“Unë e respektoj babanë tënd por nuk të respektoj ty Conor Benn. Ti ke thënë në intervistë se askush nuk më njeh mua? Unë shes më shumë bileta për një ndeshje sesa ti që shet gjatë tërë karrierës tënde”.
“Ti nuk je një burrë. Nëse je, ose kur je gati të bëhesh burrë ne do të takohemi në ring dhe unë do të kem mijëra shqiptarë, grekë e anglezë pas vetes. Unë luftoj për njerëzit e mi së pari, paraja në rend të dytë”.
“Eddie Hearn thirre ekipin tim dhe unë do të ndeshem me këtë frikacak kudo që ai dëshiron të ndeshet”.












