Fjalët e para të Fikret Shatrit pasi realizoi rrugëtimin sfidues prej 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë

I stërlodhur dhe me e lot gëzimi dhe por tejet krenar në shpirt, atleti Fikret Shatri ka arritur tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, duke realizuar rrugëtimin sfidues nga Prishtina për në Tiranë. 45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km, derisa shkaku i një lëndimi të vogël, kilometrat e fundit i përfundoi duke ecur. Shatri arriti rreth […]
45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km, derisa shkaku i një lëndimi të vogël, kilometrat e fundit i përfundoi duke ecur.
Shatri arriti rreth orës 15:30 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, pas 45 orësh rrugëtim. Ai ishte nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë.
Shatri u ndje i lumtur dhe tejet i emocionuar, deri falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi, por edhe sponsorët.
“Jam i lumtur për faktin se jo që nuk dështova unë, por nuk dështuan miqtë e mijë. I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë. Këmbët u lënduan për shkak të asfaltit”, tha Shatri.
Në përkrahje të tij ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, i cili iu bashkua në dhjetëra kilometrat e fundit, pastaj presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Viron Bezhani, atletët e klubit Prishtina Trail Runner, Gërmia 555, të cilët ishin gjatë tërë kohës së bashku, klubi Maraton Albania nga Shqipëria, miq dhe familjarë të tij.













