Fansin e Man Utd e largojnë nga puna në ditën e parë pasi bëri foton me Riyad Mahrezin

Fansi i Manchester Unitedit, Craig ëillis u largua nga puna në rrethana tejet kontraverse këtë javë. Punonjësi i stadiumit thotë se ai u pushua vetëm disa orë pasi filloi punën e re, pasi shkeli rregullat e distancës sociale, duke pozuar për një selfie me yllin e Manchester Cityt, Riyad Mahrez. ëillis u punësua nga një […]
Punonjësi i stadiumit thotë se ai u pushua vetëm disa orë pasi filloi punën e re, pasi shkeli rregullat e distancës sociale, duke pozuar për një selfie me yllin e Manchester Cityt, Riyad Mahrez.
ëillis u punësua nga një agjension për të ndihmuar në izolimin e një apartamenti luksoz dhe vuri re një prej lojtarëve më të mirë të klubit rival këtë sezon, derisa po i tregoheshin kushtet e punës.

Babai i pesë fëmijëve iu afrua algjerianit për një foto duke neglizhuar distancën, pavarësisht se ai thotë se Mahrez nuk e pati problem këtë dhe preku duart me të në formë grushti.
Mirëpo, në kontratën e tij ishte një rregull që e detyronte atë të mbante distancën, teksa menaxheri e telefonoi atë rrugës për në shtëpi ku i tha se nuk do të rikthehet më në punë.
“Mendoj se është paksa e parregullt. Mahrez u duk shumë në rregull me këtë. E pyeta dhe ai më tha ‘po, pa problem.’
“Bëra një foto, godita grushtin me të, pastaj mora telefonatën rrugës për në shtëpi.” /Periskopi.com/












