Eskalon debati: Munishi bërtet e çirret ndaj Bylbyl Sokolit

Ka eskaluar në mënyrë të papritur debati sportiv në RTV Dukagjini, pasi Ismet Munishi u hakërrye ndaj Bylbyl Sokolit dhe Driton Selmanit për heshtjen e tyre ndaj KF Dritës. Sipas z.Munishi, që përveç analist është edhe trajner i KF Ballkanit, Klubi i Dritës ka luajtur më së paku futboll gjatë këtij sezoni – ndoshta duke […]
Sipas z.Munishi, që përveç analist është edhe trajner i KF Ballkanit, Klubi i Dritës ka luajtur më së paku futboll gjatë këtij sezoni – ndoshta duke aluduar në blerje të ndeshjeve.
“Ti vetë m’ke thanë që s’keni shans me u shpallë kampion,” – i tha z.Munishi me ton të ngritur z.Sokoli, ndërsa më herët e akuzoi se nuk e fliste të vërtetën për këtë ekip.
“Ne e flasim atë që shohim në terren,” – ishte kundërpërgjigjja e z.Sokoli, përcjell Periskopi.
Munishi kishte akuzuar Dritën se po i fitonte ndeshjet me lehtësi si në ndeshje miqësore, me aludimin e qartë për blerje të ndeshjeve. /Periskopi












