​Hoti e thotë përsëri: Dialogu me Serbinë s’ka alternativë, unë do ta kryesoj

​Hoti e thotë përsëri: Dialogu me Serbinë s’ka alternativë, unë do ta kryesoj

Pavarësisht propozim aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë. Kështu ka thënë kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë, derisa ka shtuar se janë duke punuar për një ekip shtetërore të kryesuar nga ai për të udhëheq dialgoun me Serbinë. “Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin […]

Kështu ka thënë kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë, derisa ka shtuar se janë duke punuar për një ekip shtetërore të kryesuar nga ai për të udhëheq dialgoun me Serbinë.

“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri”, tha ai.

Krahas kësaj në mbledhjen e ekzekutivit u votua “ Këshilli i Ekspertëve për dialogun me Serbinë”, por pa i përmendur emrat e tyre.

I pari i qeverisë komentoi edhe shfuqizimin e Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese, sipas tij shumë shpejtë do të fillojnë procedurat karshi vërejtjeve të Kushtetueses për t’i proceduar bë Kuvend.

“Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave karshi vërejtjeve të këtij ligji në mënyrë që të procedojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Kabineti qeveritar morri vendim edhe për sistemimin e përkohshëm strukturave të Ministrisë së Integrimeve në Zyrën e Kryeministrit, derisa u tha se shumë shpejtë do të bëhet një agjenci për Integrime Evropiane.

Ndërkaq, propozim-vendimi për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial, “Adem Jashari” u shty për mbledhjen e ardhshme.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja