‘E turpshme’: Driton Kuka denoncon diskriminimin e BE-së ndaj Kosovës në lidhje me testet për Covid-19

Trajneri i suksesshëm kosovar i sportit të xhudos, Driton Kuka, ka denoncuar hapur sjelljen e papranueshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk po i pranojnë testet e Kosovës për Covid-19. Ai e ka quajtur një mos-pranim të tillë si barrierë të radhës, pas atij të mos-liberalizimit të vizave. Është e pakuptueshme arsyeja […]
Ai e ka quajtur një mos-pranim të tillë si barrierë të radhës, pas atij të mos-liberalizimit të vizave.
Është e pakuptueshme arsyeja prapa një diskriminimi të radhës, dhe kjo duket se e ka pezmatuar me të drejtë njërin prej trajnerëve më të suksesshëm sportiv kosovarë të të gjitha kohëve, përcjell Periskopi.
“Thjesht Kosova edhe në pandemi po diskriminohet ashpër dhe në mënyrë të padrejtë,Evropa vlonte para disa kohësh e ne solidarizoheshim tash kjo po ndodh në Kosovë e shtetet përreth,e Evropa tash po qet barriera e po e rrit diskriminimin e po shkojnë aq larg sa as testimet spo i pranojnë.” – shkruan z.Kuka në Facebook-un e tij.
Më tej, ai shton se shumë shqiptarë po qëndrojnë për pushime në Kroaci pikërisht për shkak se ky shtet i njeh testet e Kosovës.
Statusi i plotë:
Pse shumë shtete Evropiane spo pranojnë testimet për Covid 19 që bahen në Kosovë!?
Barrierat po vazhdojnë për vendin tonë,as liberalizim e tash barriera me teste!
Thjesht Kosova edhe në pandemi po diskriminohet ashpër dhe në mënyrë të padrejtë,Evropa vlonte para disa kohësh e ne solidarizoheshim tash kjo po ndodh në Kosovë e shtetet përreth,e Evropa tash po qet barriera e po e rrit diskriminimin e po shkojnë aq larg sa as testimet spo i pranojnë.
Ekipi ynë po vazhdon kampin stërvitor në Poreç të Kroacisë!
E veçanta e qëndrimit tonë këtu kësaj radhe është numri i madh i Shqiptarëve që po kalojnë pushimet këtu.
Dhe të gjithë janë ndalur këtu si rezultat i barrierave nese do vinin në atdhe do u duhej të izolohen kur kthehen mbrama.
Testimet në Kosovë askush smund ti kontestoj,shteti Kroat i pranon dhe tashmë ne jemi këtu por shumica dërmuese e shteteve të EU spo e bën një gjë të tillë!?
E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë!












