E kërkonte Bayerni dhe Barcelona, talenti shqiptar prezantohet zyrtarisht tek ekipi i ri

E kërkonte Bayerni dhe Barcelona, talenti shqiptar prezantohet zyrtarisht tek ekipi i ri

E kërkuan shumë klube prestigjioze si Barcelona, Bajern, por talenti shqiptar Fisnik Asllani i ka befasuar të gjithë, duke zgjedhur skuadrën e Bundesligës Hofenhajm. 18-vjeçari do të jetë pjesë e klubi bardheblu deri në verën e vitit 2024. “Sot është një prej ditëve më të mira në karrierë si futbollist. Kam nënshkruar kontratë katër vjeçare […]

E kërkuan shumë klube prestigjioze si Barcelona, Bajern, por talenti shqiptar Fisnik Asllani i ka befasuar të gjithë, duke zgjedhur skuadrën e Bundesligës Hofenhajm. 18-vjeçari do të jetë pjesë e klubi bardheblu deri në verën e vitit 2024.

“Sot është një prej ditëve më të mira në karrierë si futbollist. Kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me një klub të madh si Hofenhejm. I falënderoj të gjithë. Shpresoj që të kemi sa më shumë suksese dhe ta ndihmoj ekipin në Ligën e Evropës. E falënderoj edhe Union Berlinin për atë që ka bërë për mua”, ka thënë Asllani për median kosovare KOHA.net.

Shqiptari ishte duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Bundesligën e të rinjve, çka zgjoi dhe interesin e shumë klubeve.

Sidoqoftë, ai e zgjodhi ekipin e miliarderit Dietmar Hop, për shkak edhe të ofertës katër vjeçare profesionale.

“Besoj se te Hoffenheimi do të kem hapësira dhe të jap më të mirën. Tifozët dëshiroj që t’i gëzoj me shumë gola të shënuar dhe të festojmë se bashku në suksese. Shpresoj të kem fat e të mos i zhgënjej”, shtoi ai në deklaratën e tij.

Asllani Hofenheim

Në Bundesligën e të rinjve u19, me skuadrën e Union Berlinit, talenti kosovar ka shënuar 15 gola e 7 asistime në 16 ndeshje.

Qendërsulmuesi shtatlartë ka luajtur edhe për Kosovën edhe për Gjermaninë. Me grupmoshën U17 të Kosovës, ai ka debutuar më 9 shtator 2018 dhe ka shënuar 1 gol në 5 takime. Me Gjermaninë u18 ka debutuar më 10 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka një gol në dy ndeshje.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin