Drita fitore minimale por shumë të rëndësishme kundër Drenicës – katër pikë distancë me vendin e dytë

Drita ka arritur një fitore shumë të rëndësishme si nikoqire e Drenicës, të martën pasdite, në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Periskopi. Xhevdet Shabani realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 49-të, pas asistimit nga Fazliu. Me këtë fitore, Drita thellon distancën me Gjilanin në katër […]
Xhevdet Shabani realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 49-të, pas asistimit nga Fazliu.
Me këtë fitore, Drita thellon distancën me Gjilanin në katër pikë, teksa grumbullon 68 pikë, por “Skifterat” kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Drenica mbetet në pozitën e tetë me 41 pikë. /Periskopi.com/












