Çka thotë hoxha i përjashtuar nga BIK-u për xhaminë në Prishtinë?

Xhamia që pritet të ndërtohet te Posta e Madhe në Prishtinë ka ndarë opinionin në Kosovë sa i përket stilit të ndërtimit të saj. Por, hoxha i famshëm, Drilon Gashi, që u përjashtua nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) muaj më parë ka dhënë një mendim krejtësisht ndryshe për rastin. Gashi ishte përjashtuar nga Bashkësia […]
Gashi ishte përjashtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës për shkak të bindjeve të tij të ndryshme për krijimin e botës. Ai haptas kishte treguar se besonte në teorinë e evolucionit dhe kështu kishte përfituar etiketën e hoxhës më liberal në Kosovë.
Sa i përket xhamisë së re, ai po ashtu shpreh kritikat e tij ndaj BIK duke thënë “Po ndërtojnë kisha e xhami milionëshe që fukaraja të shkojë aty e të lutet për bukën e gojës!”, përcjell Periskopi.
Vetë z.Gashi nga Pej pas përjashtimit nga ana e BIK-ut ka mbetur pa punë.
Ai ka avokuar vazhdimisht për reformimin e këtij institucioni fetar /Periskopi












