Chelsea i jashtëzakonshëm: Shpartallon Man Unitedin dhe kalon në finale të FA Cup

Chelsea ka treguar paraqitje brilante, teksa ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 3-1, në gjysmëfinalen e FA Cup në “ëembley”, të dielën mbrëma. “Të Kaltërit” ishin thjesht më të mirë që nga fillimi e deri në fund, shkruan Periskopi. Ishte Olivier Giroud ai që kaloi në epërsi fillimisht djelmoshat e Lampardit në minutën e 10-të […]
“Të Kaltërit” ishin thjesht më të mirë që nga fillimi e deri në fund, shkruan Periskopi.
Ishte Olivier Giroud ai që kaloi në epërsi fillimisht djelmoshat e Lampardit në minutën e 10-të të kohës shtesë në pjesën e parë.
Arsyeja pse kishte kaq shumë minuta shtesë ishte për shkak të një lëndimi në kokë të Eric Baillyt.
Për 2-0 realizoi Mason Mount vetëm një minutë pasi kishte filluar pjesa e dytë, falë edhe reagimit tejet të dobët nga David de Gea.
E për 3-0 në minutën e 74-t shënoi Harry Maguire në portën e tij, pas një krosimi të papërshtatshëm në zonë nga Marcos Alonso.
Golin e nderit për Unitedin e shënoi njeriu që ka impresionuar që prej ardhjes në “Old Trafford”, Bruno Fernandes, nga penalltia në minutën e 85-të.
Chelsea në finale do të takohet me Arsenalin. /Periskopi.com/












