Benzema akuzohet për shantazh, kërkohet të paraqitet në gjykatë

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema është në telashe, kjo pasi ai po akuzohet për shantazh. Prokurori i Versailles, ka kërkuar që Benzema të paraqitet në gjykatë lidhur me akuzat për shantazh ndaj ish bashkëlojtarit të tij, Mathieu Valbuena. Benezema dyshohet që ka ndikuar tek Valbuena të paguajë kërkesat e personave që kishin një […]
Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema është në telashe, kjo pasi ai po akuzohet për shantazh.
Prokurori i Versailles, ka kërkuar që Benzema të paraqitet në gjykatë lidhur me akuzat për shantazh ndaj ish bashkëlojtarit të tij, Mathieu Valbuena.
Benezema dyshohet që ka ndikuar tek Valbuena të paguajë kërkesat e personave që kishin një video me përmbajtje seksuale të tij.
Prokurori gjithashtu ka kërkuar që në gjykatë të paraqitet edhe Karim Zenati, shok i vjetër i Benzemas.












