Befason Shieffield, shuan ëndrrën e Tottenhamit

Sheffield ka marrë një fitore befasuese 3-1 kundër Tottenham në javën e 32-të të Premier League. Një rezultat që e bën pothuajse të pamundur objektivin e Spurs për të siguruar një vend mes katër të parave në renditje, duke parë se ata janë në vendin e 9-të me 45 pikë, plot 9-të larg zonës Champions. […]
Sheffield ka marrë një fitore befasuese 3-1 kundër Tottenham në javën e 32-të të Premier League.
Një rezultat që e bën pothuajse të pamundur objektivin e Spurs për të siguruar një vend mes katër të parave në renditje, duke parë se ata janë në vendin e 9-të me 45 pikë, plot 9-të larg zonës Champions.
Ndërkohë vazhdon sezoni fantastik i Sheffield, që është ngjitur në vendin e 7-të me 47 pikë, pesë larg zonës europiane të klasifikimit.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 31-të, me Berge që ka shënuar për vendasit.
Spurs kanë barazuar dy minuta më vonë me Kane, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një prekje me dorë të Lucas Moura. Një vendim ky që pritet të shkaktojë shumë debate.
Bardhekuqtë kanë siguruar tri pikët me golat e shënuar nga Mousset në minutën e 69-të dhe McBurnie në të 84-ën. Kane ka fiksuar shifrat në 3-1 me golin e shënuar në minutën e 90-të.
Kjo ka qenë humbja e parë për Spurs në fushën e Sheffield që nga shkurti i 2007-ës.













