Barcelona në telashe me fanellat e reja: Tkurrën nga uji dhe djersa

Disa nga top klubet europiane tashmë kanë filluar të prezantojnë fanellat për sezonin e ardhshëm, por këtë ende nuk e ka bërë Barcelona. Kjo pasi, sipas ‘Mundo Deportivo’, krerët e klubit katalunas nuk janë ndarë të kënaqur me fanellat e reja të punuara nga ‘Nike’. Ata kanë parë se këto fanella të dizajnuara nga “Nike” […]
Disa nga top klubet europiane tashmë kanë filluar të prezantojnë fanellat për sezonin e ardhshëm, por këtë ende nuk e ka bërë Barcelona.
Kjo pasi, sipas ‘Mundo Deportivo’, krerët e klubit katalunas nuk janë ndarë të kënaqur me fanellat e reja të punuara nga ‘Nike’.
Ata kanë parë se këto fanella të dizajnuara nga “Nike” tkurren nga uji dhe djersa, prandaj nuk mund të dalin në shitje.

Presidenti i klubit, Josep Bartomeu, thuhet se tashmë dërguar tashmë një ankesë në drejtim të kompanisë amerikane, duke kërkuar dëmshpërblim.
Nëse ‘Nike’ refuzon të paguajë dëmshpërblim, atëherë Barcelona do ta dërgojë këtë çështje edhe në gjykatë.












