Andi Zeqiri na tregoi mbrëmë çka do t’i sjellë Kosovës me dy gola dhe një asistim në Zvicër

Andi Zeqiri, sipas të gjitha gjasave, do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në futboll. Shumë shpejt pritet të konfirmohet ardhja e tij te “Dardanët”, me Bernard Challandesin që do të përfitojë shumë në sulm me shërbimet e 21-vjecarit, raporton Periskopi. Ai aktualisht është i angazhuar në Ligën e Dytë të Zvicrës me Lausannen, […]
Shumë shpejt pritet të konfirmohet ardhja e tij te “Dardanët”, me Bernard Challandesin që do të përfitojë shumë në sulm me shërbimet e 21-vjecarit, raporton Periskopi.
Ai aktualisht është i angazhuar në Ligën e Dytë të Zvicrës me Lausannen, që është favoriti kryesor për t’u futur në kampionatin elitar zvicëran nga edicioni i ardhshëm, pasi aktualisht kryeson në tabelën e Challenge League.
Zeqiri ka qenë thjesht brilant këtë fushatë për skuadrën e tij, shkruan Periskopi, duke shënuar 14 gola dhe katër asistime në 26 paraqitje.
Se sa shumë do të përfitojë Kombëtarja e Kosovës me të në përbërje, ai na tregoi mbrëmë në humbjen 5-4 të Lausannes kundër Araut.
Sulmuesi shtatlartë, i cili njihet për lojën e tij të mirë në ajër, shënoi dy gola dhe asistoi për një tjetër.
Të dy golat i realizoi me kokë në minutat 8′ dhe në kohën shtesë të ndeshjes, teksa asistoi për golin e dytë të skuadrës së tij, të cilin e shënoi Schneuwly në minutën e 44-t.
Golat e Zeqirit mund t’i shihni në videon e mëposhtme nga minutat 3:03 dhe 1:41:10, ndërsa asistimin nga minuta 38:10. /Periskopi.com/












