Zyrtare: Vendoset data kur rifillon sezoni në Formula 1

Sezoni 2020 në Formula 1 do të fillojë në Austri më 5 korrik, ku do të jetë vendi i parë nikoqir i tetë garave në Evropë. Një komunikatë nga F1 potencoi se kampionati do të filojë me tri fundjava rresht aksion, dy në Austri më 5 dhe 12 korrik, ndërsa e treta zhvillohet në […]
Sezoni 2020 në Formula 1 do të fillojë në Austri më 5 korrik, ku do të jetë vendi i parë nikoqir i tetë garave në Evropë.
Një komunikatë nga F1 potencoi se kampionati do të filojë me tri fundjava rresht aksion, dy në Austri më 5 dhe 12 korrik, ndërsa e treta zhvillohet në Hungari.
Pastaj do të ketë pushim dyjavor para se të zhvillohen dy gara tjera në Britani që do të përcillet nga eventet në Spanjë, Belgjikë dhe Itali.
Të gjitha garat do të zhvillohen prapa dyerëve të mbyllura, duke i respektuar këshilat mjekësore. /Periskopi.com/












