Zyrtare: UEFA merr vendimet për Ligën e Kampionëve dhe Europa League

UEFA ka përcaktuar datat e rifillimit të Championsit dhe Europa Leagues. Sot, shtëpia evropiane e futbollit pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, vendosi që mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhet ‘Final Eight’ në Lisbonë. Ndeshjet e 1/8-ës së finales do të luhen në datat 7-8 gusht, por nuk është konfirmuar ende vendi se […]
UEFA ka përcaktuar datat e rifillimit të Championsit dhe Europa Leagues.
Sot, shtëpia evropiane e futbollit pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, vendosi që mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhet ‘Final Eight’ në Lisbonë.
Ndeshjet e 1/8-ës së finales do të luhen në datat 7-8 gusht, por nuk është konfirmuar ende vendi se ku do të zhvillohen.
Ndërkaq, ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale, duke filluar nga 12 gushti do të jenë vetëm nga një ndeshje, kurse finalja do të zhvillohet më 23 gusht.
Liga e Evropës, ndërkaq, do të zhvillohet në Gjermani.
‘Final Eight’ do të zhvillohet mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirchen, Frankfurt dhe Koln.
Superkupa e Evropës do të luhet në 24 shtator në Budapest.












