Zyrtare: Timo Werner është lojtari më i ri i Chelseat

Chelsea ka bërë goditjen e radhës për edicionin e ri. Londinezët edhe zyrtarisht kanë nënshkruar me Timo Werner nga RB Leipzig. Werner ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me skuadrën londineze. Chelsea ka paguar 53 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së lirimit të Werner, i cili do të fitojë më shumë se 10 milionë euro […]
Chelsea ka bërë goditjen e radhës për edicionin e ri.
Londinezët edhe zyrtarisht kanë nënshkruar me Timo Werner nga RB Leipzig.
Werner ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me skuadrën londineze.
Chelsea ka paguar 53 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së lirimit të Werner, i cili do të fitojë më shumë se 10 milionë euro në sezon në Angli.
Werner ka bërë gjithsej 157 paraqitje për RB Leipzig, duke shënuar 93 gola dhe duke bërë 40 asistime.
24-vjeçari gjithashtu nuk do të luajë me Leipzig në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe do të kalojë në Londër sapo të përfundojnë sezoni i Bundesligës.
https://www.facebook.com/TimoWerner/videos/555456551800799/












