Zyrtare: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë luhet në këtë datë

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 14 tetor në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve. Shtëpia e futbollit evropian në mbledhjen e mbajtur sot, ka dalë me vendim që ndeshjet e play-off për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm do të luhen […]
Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 14 tetor në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.
Shtëpia e futbollit evropian në mbledhjen e mbajtur sot, ka dalë me vendim që ndeshjet e play-off për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm do të luhen në tetor, kurse finalet në nëntor.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup më 14 tetor, ndeshja e cila parashihet të luhet pa tifozë.
Në rast fitoreje, skuadra e Challandes pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, për të luajtur në finalen e madhe më 19 nëntor.
Kujtojmë se shkaku i pandemisë së koronavirusit, ndeshja ishte shtyrë fillimisht për muajin qershor, ndërsa para fillimit të pandemisë, ndeshja ishte paraparë të luhej në muajin mars.












